-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diploma e falsifikuar? Këlliçi: Arsimi, krenaria ime më e madhe, pyesni në ‘Harry Fultz’

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u thirr këtë të enjte nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit.

Kallëzimi penal ndaj drejtuesit politik të PD në Tiranë tij është bërë nga avokati i njohur Idajet Beqiri. Belind Këlliçi akuzohet nga avokati se nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin “Harry Fultz” në Tiranë, që do të thotë që nuk ka diplomë të shkollës së mesme.

Në lidhje me akuzat për falsifikim të diplomës së mesme, Këlliçi u përgjigj se “E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8-vjecare” tha ai.

Këlliçi del nga SPAK-u: Më pyetën sa Euro pagove për foton me Trumpin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit