Një 46-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë për shitjen e lëndëve piroteknike, të cilat ai i mbante në makinën e tij.
Autoritetet sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të ndryshme.
Policia apeloi qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike pa leje, për të mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.