-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Ka një telefonatë Ahmetaj-Koka për inceneratorët, SPAK publikoje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi SPAK-ut që të publikojë telefonatën mes Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, një në burg dhe tjetri në arrati. Sipas Berishës, aty del se ku kanë shkuar miliona euro të inceneratorëve.

Dje kolegët e telendisën me pesë orë të tjera në SKAP-in e partisë dhe kjo erdhi pasi një bastisje të shtëpisë dhe studiove të madam Veliajt. Me lutjen time, mbani parasysh Erion Veliaj është autori, bashkëautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare faktojnë se Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës.

Është njeriu që ka marrë përsipër me firmën e tij se do të përballë shpenzimet për ndërtimin e tij. Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Ahmetajn që e ka kundërshtuar 4 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe herën e fundit ka shkruar “no comment” pasi Veliaj kishte firmosur se këshilli bashkiak i Tiranës dhe qarkut ka miratuar financimin e tij. Arben Ahmetaj ka qenë në mbrojtje të kushtetutës së vendit.

Në vendin e Veliajt dhe Ramës serviret Arben Ahmetaj si kokë turku. Ka një telefonatë, le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK-u, por nuk e bën dot, sepse akuzon veten rëndë, paratë janë ndarë mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit