Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas njoftimeve se Erion Velia ka ikur nga Shqipëria.
“Pra Velina e përdalë e bashkisë megjithëse paska katër akuza (të vërtetuara e jo të dyshuara) mund të marrë avionin e të largohet nga vendi ?!!!
A nuk mjafton ky fakt si skandal qe i shtohet sjelljes se diskretituar tashmë të kësaj drejtësisë “së reformuar” ?
Pastaj në se ka fluturuar për tu arratisur, për turizëm apo për vizitë tek motra që ka humbur këto kohe Alexis, kjo është çështje tjetër …”, shkruan Paloka.