-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Shkarkimi i Veliaj, detyrim i Ramës edhe si Kryeministër

Kryesoret

Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për shkarkimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Teliti shprehet se kryeministri tha sot se Veliajt po i cënohet jeta e tij familjare, por sipas tij kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai nënvizon që Tirana ka nevojë për menaxherë seriozë të punëve dhe jo matrapazë politikë e grabitës fondesh publike.

“Shkarkimi i Veliaj, detyrim i Ramës edhe si Kryeministër ashtu edhe si ish-Kryetar Bashkie!

Dëgjuam sot Kryeministrin i cili ndër të tjera shprehej se Veliajt po i cënohej jeta e tij familjare. Aspak e vërtetë.
1. Nëse ka dikush që është cënuar, ata janë çiftet e reja të Tiranës, që nuk blejnë dot as shtëpi e as kanë çerdhe e kopshte publike se ku t’i regjistrojnë fëmijët e tyre.
2. Nëse ka dikush që është cënuar, ata janë banorët e moshës së tretë, që shohin lulishtet ku mblidheshin me miqtë e tyre të zëvendësohen me betonin e kullave shumëkatëshe.
3. Nëse ka dikush që është cënuar, ata janë sipërmarrja e Tiranës, e cila vuan nga taksimi i rritur nga 2 deri në 10 herë gjatë qeverisjes lokale të Veliaj.
4. Nëse ka dikush që është cënuar, ajo është jetesa e çdokujt në Tiranë, duke filluar nga mungesa e shërbimeve dhe braktisja e fermerit e deri te trafiku i rënduar gjithnjë e më shumë dhe ndotja e ajrit 18 herë më e lartë se normat e lejuara.
Ndaj z. Kryeministër, mos ia qani më hallin (ish)bashkëpunëtorit tuaj Veliajt, por niseni nesër ditën e punës me një shërbim ndaj Tiranës, këtij qyteti ku vetë ju keni qenë tre herë kryetar bashkie.
Shkarko Veliaj dhe hap rrugën për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.
Tirana ka nevojë për menaxherë seriozë të punëve dhe jo matrapazë politikë e grabitës fondesh publike.”, shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit