Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se Sali Berisha nga kjo çështje ka dalë më i fortë dhe më i fituar sesa socialistët.
“Pavarësi absolute nuk ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo pavarësia është në ndërgjengje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Çdo prokuror i çështjes mund të jetë i pavarur, i varur pasi është e pamundur se janë qënie njerëzore. Varet në dorën e kujt bie ajo çështje. Është vështirë të thuash që janë të njëasnhëm ,pasi Deri tani janë 30 socialistë dhe një demokrat që është Berisha. Deri më sot Berisha e ka fituar betejën politike me sistemin sepse është më i fortë nga procesi penal. Nuk di në se do të deklarohet i fajshëm apo i papafajshëm. Kam deklaruar që deri në 2028 nuk do të ketë vendim të formës së prerë. Mbajeni mend këtë. Unë mendoj që e gjithë kjo fortunë i ka dhënë kapital politik dhe nuk është një mbret i distancuar. Ata që janë godit në opinion publik. Socialistët kanë goditur veten, SPAK ka bërë punën. Demokratët po dalin më të fituar nga ky proces.”, tha Spahiu.