-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: PD nismë ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka nisur me një propozim ligjor të rëndësishëm. Tabaku shprehet se viti 2024 do të mbahet mend nga të gjithë dhe për skandalin e mikrokredive.

Ajo thekson se mijëra konsumatorë të kredive të vogla u ndodhën përpara një skeme ku vendosën në rrezik dhe pronat e tyre, si dhe pati humbje jetësh.

“Partia Demokratike i propozoi Kuvendit të Shqipërisë, ngritjen e një grupi pune për të marrë masa që kjo të evitohej në të ardhmen, që të evitohej fakti që konsumatorët të liheshin në mëshirë të fatit dhe të mos kishte mbrojtje për kreditë e tyre, të mos rrezikohej prona e tyre.

Pritëm për thuajse 6 muaj dhe kur kjo nuk ndodhi kemi arritur që të përafrojmë të gjithë rregulloren e Bashkimit Europian për ta përshtatur atë me legjislacionin shqiptar. Mbrojtja e konsumatorit në sektorin bankar dhe ky është pikërisht propozimi që jam duke dorëzuar, për të pasur standarde më të mira për të mbrojtur konsumatorët , për ti siguruar atyre informacion por edhe për ti siguruar atyre mbrojtjen e pronës së tyre.

Kjo elementi më i rëndësishëm. 1700 prona u sekuestruan,në pikëpyetje u vunë pronat e pothuajse 100 mijë qytetarëve me një skemë korruptive të paparë më parë dhe cfarë bëri shteti, cila ishte përgjigjja e shtetit? Zero, asnjë përgjigje.Për të evituar që kjo të ndodhë në të ardhmen unë besoj që konsumatorët në sektorin bankar kanë nevojë për mbrojtje maksimale për pronën e tyre, për të ardhurat e tyre, kanë nevojë për mbrojtje me standarde europiane për të gjithë pasurinë e tyre.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit