Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë ka goditur rajonin malor të Tibetit në Kinë, duke shkaktuar të paktën 53 të vdekur dhe 62 të plagosur. Tërmeti ndodhi në qytetin e Shigatse në Tibetin jugor, rreth orës 09:00 me kohën lokale, dhe shkaktoi dëme të mëdha, përfshirë shkatërrimin e më shumë se 1,000 shtëpive.
Përpjekjet e shpëtimit janë në vazhdim, ndërkohë që rajoni është goditur edhe nga pasgoditje të fuqishme. Temperatura e ulët dhe ndërprerja e energjisë dhe ujit po përbëjnë vështirësi shtesë për operacionet e shpëtimit. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në Nepal dhe Indi, ndërsa rajoni është i njohur për aktivitetin sizmik të shpeshtë.