21-vjeçarja u shpëtua nga forcat RENEA pasi ka treguar që ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament në Astir.
Policia ka identifikuar të dashurin e saj, i cili kishte marrë me qira ditore apartamentin në Astrir. Me anë të kamerave të sigurisë është identifikuar i riu i cili lëvizte me një makinë tip “Audi Q7” të zi me targa angleze.
Ndërkohë policia po punon për arrestimin e të riut. Vajza dhe i dashuri i saj ishin njohur në një lokal të njohur në zonën e Astirit, aty ku dhe 21-vjeçarja punonte.