PD rikthehet sot të protestojë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt!
Ndaj e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para bashkisë Tiranë” thotë ish-deputeti i PD-së.