-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: Vota e Diasporës, e rëndësishme për ndryshimet politike në vend

Kryesoret

Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj gjatë një deklarate për mediat bëri thirrje emigrantëve që të bëhen pjesë e regjistrimit dhe e votimit në zgjedhjet e 11 Majit.

Jakaj u bëri thirrje që të votojnë për aleatin e tyre Partinë Demokratike dhe për partitë e vërteta opozitare. Ai theksoi se Shqipëria duhet të ketë një qeverisje jo korruptive, vizionare, të ndershme dhe të jetë ajo që të japi llogari para qytetarëve shqiptare dhe para Diasporës shqipatare dhe të mos jetë xhelati i tyre.

“Vota e Diasporës është e rëndësishme për ndryshimet politike në vend, për një mirëqeverisje dhe për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit që ka kapluar qeverisjen shqiptare.

Partia e Lirisë është ndër forcat e para politike që ka kërkuar me insistim votën e Diasporës. Falë presionit të opozitês u realizua vota e Diasporës, por sigurisht me disa teknikalitete që e vështirësojne regjistrimin dhe votimin.

Me direktivën e Ramës dhe “Rilindjes”, do përpiqen ta vështirësojnë sa më shumë votën tuaj. Ne kemi anëtare të Komisionit që do t’ju vijnë në ndihmë për regjistrimin në votimet e ardhshme, pasi votën tuaj ne e konsiderojmë votën më të rëndësishme për zhvillimin e vendit në të ardhmen”, tha Jakaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit