Reshjet intensive kanë sjellë përmbytje në qytetin e Vlorës dhe të Lushnjës. Në lagjen “Kushtrimi” disa oborre të banesave jnaë përmbytur dhe në aksin Himarë-Kuç ka rënie masive të gurëve dhe të dherave.
Gjithashtu probleme ka edhe në bashkinë Lushnje dhe Divjakë, ku qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Gole, Grajan, si dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë.
Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem.