Një 59-vjeçar u arrestua pasi tentoi që të korruptonte punonjësit e policisë teksa lëvize me makinë në zonën e plepave në Durrës. 59-vjeçari Izet Ymeri banues në Lushnje po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe nuk pranoi që të kryente testin e alkolit dhe u ofroi 1000 lekë punonjësve të policisë. Pasi policët i kryen testin, rezultoi 0.86 mg/l.
59-vjeçari u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.