SPAK dhe BKH vijojnë hetimet kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas burimeve mediatike organi i akuzës ka urdhëruar kontrolle të reja në një apartament në Tiranë në kuadër të këtij hetimi.
Në fund të vitit të kaluar ishte vetë kryetari i bashkisë që u paraqit për t’u pyetur në SPAK pasi BKH ushtroi kontrolle në shtëpinë e tij dhe galerinë e bashkëshortes, Ajola Xoxa.