-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarve, vëllai i Liridona Ademajt: Të marrin dëmimin maksimal

Kryesoret

Jetimet kanë përfunduar për vrasjen e Lirdona Ademajt dhe është ngritur aktakuza për tre të dyshuarit. Ish bashkëshorti i saj Naim Murseli akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë, Granit Plava akuzohet si doras dhe Kushtrim Kokalla, si ndihmës në kryerjen e veprës penale. Në akuzë është përfshirë edhe një i dyshuar i katërt, që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në rast.

“Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim. Çka ka munguar është motivi që e ka shtyrë Naim Murselin ta vrasë Liridona Ademajn. Kemi shfrytëzuar ndihmën ndërkombëtare nga Mbretëria e Suedisë dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar të na dërgojë të dhëna për jetën e tyre familjare. Kemi marrë përgjigje në pyetjet që kemi dërguar atje dhe atëherë kemi mundur të kemi pasqyrën e plotë të ngjarjes. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare. Për të gjithë emrat e të pandehurve në këtë lëndë e dimë se kush janë. Keni dëgjuar emrin e njërit që i ka planifikuar të gjitha e ai është Naim Murseli…”, ka thënë prokurorja e çësshtjes Javorka Perlinnçeviç.

Ndërsa vëllai i Liridonës ka folur për mediat duke thënë që e ka mikëpritur ngritjen e aktakuzës.

“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Në emër të familjes ju falënderoj të gjithëve, prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo që duam ne është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë sado pak zemrat tona dhe të fëmijëve të saj. Nuk e kemi marrë aktakuzën. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë kujdeset shteti, që e di më mirë me njerëz adekuatë. Por çfarë shohim ne janë shumë të mërzitur. Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim (motivin). Është ditë e rëndë për ne”, ka thënë vëllai i Liridona Ademajt.

Vrasja e Liridona Ademajt, përfundojnë hetimet dhe ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit