Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi shisnin kokainë dhe kanabis në afërsi të një shkole dhe e fshihnin atë në një lavazh. Lavazhi ishte në pronësi të njërit prej tyre të 40-vjeçarit me iniciale D.D.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit me iniciale P.G., dhe në lavazhin dhe në banesën e D.D., u gjetën dhe u sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.
Gjithashtu u procedua edhe K.L., 19 vjeç, i cili kishet blerë kanabis te D.D., Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.