-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Nga inceneratoret tek kufiri detar, të vërtetat e Metës, që tronditën themelet e narkoshtetin

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në rrjetin e tij social shprehet se rrëmbimi i Ilir Metës është përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të vërtetën.

Vasili shkruan se rrëmbimi dhe izolimi i Metës është hakmarrje për tronditjen tektonike që i shkaktoi narkoqeverisë zbulimi dhe denoncimi i presidentit. Deputeti thekson se rrëmbimi i Metës është tërbimi i narkoregjimit për zbulimin e aferës antikombëtare dhe tradhëtisë së lartë me kufirin detar.

“Nga inceneratoret tek kufiri detar, të vërtetat e Metës, që tronditën themelet e narkoshtetin!

Rrëmbimi i Ilir Metës është qartazi dhe prerazi përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të rrëmbyer të vërtetën dhe për ta mbyllur në bunkerin e narkomafies.

Rrëmbimi dhe izolimi i Metës është hakmarrje për tronditjen tektonike, që i shkaktoi narkoqeverisë zbulimi dhe denoncimi prej Presidentit Meta i megaaferës së inceneratorëve dhe i rrjetit oktapodik qeveritaro mafioz të saj.

I një megaafere të padëgjuar kurrë në një qind vjet, me shumë tentakula në paratë publike dhe të një grabitjeje qindra milionëshe të strukturuar shtetërore në kokën e të cilës është Rama dhe Veliaj.

Rrëmbimi i Metës është tërbimi i narkoregjimit për zbulimin e aferës antikombëtare dhe tradhëtisë së lartë me kufirin detar, të cilën Meta President nuk e lejoi dhe e denoncoi publikisht si një aferë miliardere që shet Shqipërinë për interesat mafioze të Ramës.

Rrëmbimi i Metës është mllefi malinj i narkoshtetit ndaj mbrojtjes së Kushtetutës që Presidenti Meta bëri për të mos lejuar narkotrafikantët qeveritarë që të legjitimonin betimin tek Lana të gjykatësve kushtetues.

Rrëmbimi i Metës është dëshpërimi i thellë i narkoqeverisë pas denoncimeve tronditëse te Presidentit Meta të krimeve elektorale, që mbanin vulën e Ramës dhe qeverisë.

Rrëmbimi i Metës është fytyra e vrerosur e narkoqeverisë pas demaskimit që Presidenti Neta i bëri drejtësisë me regji dhe kapjes mafioze të reformës në drejtësi dhe kthimit në Ramaformë të saj.

Rrëmbimi i Metës është vreri i narkoqeverise për dështimin e shkarkimit të tij si President dhe për diskreditimin ndërkombëtar për këtë shkarkim mafioz, të dështuar qoftë në Venecia dhe qoftë në Gjykatën Kushtetuese.

Rrëmbimi i Metës është mjerimi i narkoqeverisë për demaskimin që Presidenti Meta u ka bërë ndërkombëtarëve, klientë të Ramës, që kanē shitur autoritetin dhe emrin e shteteve që përfaqsonin në këmbim të parave të qelbura të Ramës duke idhënë mbështetje narkoqeverisjes së tij.

Këto të vërteta bubullojnë anë e mbanë botës dhe Shqipërisë dhe ato as nuk asgjësohen dhe as nuk zhduken e izolohen dot në asnjë mënyrë dhe nga asnjë drejtësi sepse janë tashmë pronë e publikut, popullit dhe medias.

Këto të vërteta kërkojnë që fajtorët tē përgjigjen dhe ata do të përgjigjen pa asnje diskutim herët a vonë.

Ndaj rrëmbimi i Metës është dhe do të jetë bumerangu më i rëndë vetvrasës i narkoqeverisë dhe Ramës vetë.

Ndëshkimi, që vjen prej të vërtetave të mëdha është ështê i pashmangshëm, ndërsa izolimi dhe rrëmbimi i Metës është provë qaramane e hallit të tmerrshëm , që ka kapluar narkoqeverine dhe narkokryeministrin në largim.”, shkruan Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit