Ditën e sotme një aksident ka ndodhur rreth orës 14:47 në afërsi të urës së fshatit Lapardha në Vlorë. Një motor tip “Yamaha” është përplasur me një makinë tip “Peugeot” me drejtues 80-vjeçarin me iniciale J.K., banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndrruar jetë drejtuesi i motorit rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.