Një 46-vjeçar u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim në Itali. 46-vjeçari Elton Beqiraj ishte dënuar me 5 vite burg në Shqipëri pasi në vitin 2019 kishte shitur 5 qese plastike heroinë dhe pilula metadoni.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Elton Beqiraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.