Ditën e sotme një 44-vjeçare me iniciale E.P., banuese në fshatin Shtoj i Vjetër u arrestau pasi mbante në banesë armë gjahu. Ndërsa është proceduar 72-vjeçari Xh.P., babi i 44-vjeçares dhe është shpallur në kërkim D.H., bashkëshorti i saj.
Gjatë kontrollit në banesën e 44-vjeçares u gjetën dhe u sekuestruan 5 granata, ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Ndërsa në banesën e babait të 44-vjeçares u gjet vetëm një armë gjahu teke.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.