-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD u jep urdhër degëve për “Primaret”

Kryesoret

Partia Demokratike ka hedhur hapin e parë për të zhvilluar “Primaret” për të përzgjedhur kandidaturat për zgjedhjet e 11 Majit. Selia blu përmes një urdhri drejtuar strukturave i njofton se të gjithë demokratët në poste drejtuese që duan të jenë pjesë e procesit duhet të japin dorëheqjen nga pozicioni i tyre si drejtues lokal i degës.

“Nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diel datë 26 janar 2025 duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit”-thuhet në mesazhin që PD u ka nisur strukturave.

Për këtë proces në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe rregullorja më konkretisht, por kryetari i grupit Gazment Bardhi u shpreh pak ditë më parë se duhet kujdes për shkak se ky proces mund të përçajë partinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit