-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump nis “dëbimin masiv”, arrestohen 530 emigrantë të paligjshëm

Kryesoret

Pak ditë pas betimit, administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar një operacion masiv për arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar mbi 530 persona dhe deportuar qindra prej tyre.

Zëdhënësja e Trumpit, Caroline Leavitt, e përshkroi këtë si “dëbimin masiv më të madh në histori”. Ky operacion është pjesë e planit të Trumpit për të ulur në mënyrë drastike numrin e emigrantëve pa dokumente në SHBA. Ndërkohë, Meksika ka shpallur ngritjen e 12 kampeve pritjeje për migrantët e dëbuar.

Trump gjithashtu u përball me një humbje gjyqësore për planin e tij për të hequr shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA nga emigrantë të paligjshëm, duke e konsideruar një gjykatës federal si “jokushtetues”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit