Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” ka vijuar takimet në qarkun e Elbasanit.
Spiropali zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Peqin Bukurosh Maçi ku diskutoi për investimet për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve sociale, investimet në shkolla, në rrjetin e ujësjellësit etj.
“Po rrisim bashkëpunimin dhe mbështetjen për pushtetin vendor, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.”, u shpreh Spiropali.
Gjithashtu Spiropali ishte edhe në gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin, ku u prezantuan programet informuese dhe edukuese nga Shërbimi i Edukimit Qytetar i Kuvendit. Spiropali dhuroi për bibliotekën disa botime të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo takoi edhe sipërmarrës bujtinash në qytetin e Belshit ku u prezantuan disa prej investimeve dhe nevojat për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.