Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin por situata më problematike paraqitet në qytetin e Durrësit. Në zonën e quajtur Currilat ka rrëshqitje dherash dhe si pasojë ka vështirësi në qarkullimin e makinave.
Zona me përbërje të brishte argjilore, favorizuar nga shiu ka bërë që masive dheu të shkëputen dhe të bien në rrugën që lidh qytetin me brrylin, e më tej zonën e Currilave.
Në pjesën e sipërme të kodrës janë ndërtuar së fundmi edhe disa banesa të cilat rrezikohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave.