Këshilli i Ministrave ditën e sotme në mbledhje ka vendosur mbulimin e shpenzimve mjekësore në masën 2 milionë lekë për mjekun e QSUT, Arvin Dibrën.
Mjeku mbeti i plagosur aksidentalisht me datë 10 gusht 2024, pasi u hodh për tu larë në lumin Buna në Shkodër. Ai në fillim u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, por pas operacionit të parë u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.
- Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
-
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
-
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në VKM.