Një sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit do të çonte në “luftë gjithëpërfshirëse në rajon”, tha ministri i jashtëm iranian në një intervistë. Ministri iranian madje shtoi se në këtë rast Irani do të përgjigjet menjëherë dhe me vendosmëri.
Një sulm ushtarak nga Izraeli dhe SHBA në objektet bërthamore do të ishte “një nga gabimet më të mëdha historike që SHBA mund të bënte”, tha Araghchi.
Teherani është i shqetësuar se presidenti amerikan Donald Trump, në mandatin e tij të dytë, mund të lejojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të godasë objektet bërthamore iraniane duke forcuar gjithashtu sanksionet ndaj industrisë iraniane të naftës.
Këto shqetësime, të kombinuara me zemërimin në rritje brenda Iranit për kushtet ekonomike, mund ta shtyjnë Teheranin të negociojë programin e tij bërthamor që po zgjerohet me shpejtësi me administratën Trump. Araghchi tha se SHBA mund të “shkrijë” fondet iraniane si hapi i parë në ndërtimin e besimit midis dy vendeve.