-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Banorët e Njësisë 14 në Tiranë prej 12 vitesh të mashtruar nga qeveria

Kryesoret

Kordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë 14, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e institucioneve arsimore në zonën e tyre.

Ata denoncuan se, pavarësisht se kanë paguar taksat për infrastrukturën arsimore, nuk kanë as shkolla, as kopsht dhe as çerdhe për fëmijët e tyre. Banorët theksuan se janë të detyruar të dërgojnë fëmijët në shkolla të njësive të tjera, duke përballuar një shpenzim prej 65,000 lekësh në muaj.

Balliu akuzoi qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për vjedhjen e taksave dhe premtoi se, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, do të sigurojë ndërtimin e institucioneve arsimore për çdo njësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit