-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia zbardh ngjarjen e qëllimit me armë në Malësinë e Madhe

Kryesoret

Policia e Malësisë së Madhe ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më herët në fshatin Gruemirë, ku dy persona qëlluan me armë në drejtim të një banese. Sipas informacionit të siguruar nga policia, dy shtetasit dyshohet se kishin shkuar për të kryer një vjedhje, por u zbuluan nga banorët e zonës.

Dy të dyshuarit, të identifikuar si E. V., 22 vjeç, nga fshati Hot i Ri, dhe R. Z(P)., 27 vjeç, nga fshati Shtoj i Vjetër, janë shpallur në kërkim pas një debati që patën me banorët. Gjatë largimit, ata qëlluan disa herë me armë zjarri në ajër.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas veprimeve të shpejta dhe informacionit të marra nga inteligjenca policore, arritën të identifikojnë të dyshuarit dhe të shpallin në kërkim.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurori për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia po vijon punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e dy të dyshuarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit