Karabinierët e kompanisë Riccione në Itali arrestuan një 26-vjeçar shqiptar, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Efektivët pamë dy persona që po shkëmbenin diçka me shpejtësi. Gjatë kontrollit iu gjetën doza kokaine dhe euro cash.
Në vijimësi të kërkimeve në afërsi u gjetën mbi 40 pako kokainë të fshehura në një pako me çamçakëz, me vlerë tregu disa mijëra euro.
Kontrolli i mëpasshëm çoi në sekuestrimin e mbi 20 mijë euro cash, shkruan media italiane.
26-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe në përfundim të gjykimit me procedurë të drejtpërdrejtë, Gjykata e Riminit la në fuqi arrestimin.









