-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio takim me presidentin e Panamasë: Të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino. Në takim Rubio tha vendi i tij duhet të zvogëlojë ndikimin kinez mbi Kanalin e Panamasë ose të përballet me veprime hakëmarrëse nga administrata e Presidentit Tump.

Presidenti Jose Raul Mulino tha më vonë të dielën se “nuk ka kërcënime reale për rimarrjen e kanalit apo përdorimin e forcës”.

Panamaja është ndalesa e parë e turneut të kryediplomatit amerikan në Amerikën Qendrore. Pas takimit, Sekretari Rubio kishte në plan që të vizitonte një objekt energjetik dhe më vonë Kanalin e Panamasë, për të cilin Presidenti Trump ka shprehur pretendime.

Presidenti Mulino ka thënë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për pronësinë e kanalit, ndërsa në Panama ka patur protesta kundër planeve të Presidentit Trump.

Rreth 200 protestues marshuan të dielën në kryeqytetin panamez, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje patriotike për unitetin dhe sovranitetin e vendit. Disa protestues dogjën një pankartë me fotografitë e Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio, ndërsa brohoritën “Marco Rubio jashtë Panamasë”. Policia i ndaloi protestuesit përpara se t’i afroheshin pallatit presidencial.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit