-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e Erzen Breçanit në GJKKO: Nuk pranoj të gjykohem me këto prova

Kryesoret

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë kompetencën dhe të dërgojë për gjykim në gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj ish-zv drejtorit të Policisë së kryeqytetit Erzen Brecanit dhe ish-punonjëses Jonida Babameto. Ata do të priten të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjatë seancës Breçani kundërshtoi akuza dhe u shpreh se nuk do të pranoj të gjykohet.

“Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur nga SPAK. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK e thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”, deklaroi Brecani.

Gjithashtu ai tha se një nga të pandehurit Bujar Ajeti Gërmizi e njeh qëkur ishin fëmijë dhe më pas tek RENEA.

“Bujar Ajetin e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA.Në dijeninë time nuk ka qenë person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përsë të përkrah këtë kategori tani”, tha ai.

Ndërsa me gjykim të shkurtuar janë të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, Dedan Gjoni.
Ata akuzohen si nëtarë të një grupi kriminal që trafikonte kokainë, siguronin kushte për të kryer vrasje, apo bënin pastrim parash.

Dosja Metamorfoza, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 të akuzuarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit