-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shqipëria nuk është më vend në tranzicion, por pak hapa larg BE

Kryesoret

Kryministri Edi Rama në përurimin e godinave të konvikteve në qytet studenti u shpreh se Shqipëria nuk është më vend në tranzicion. Rama nënvizoi që janë shumë paka hapa larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria nuk është më në tranzicion. Është vetëm pak hapa nga hyrja me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Dhe në këtë qytet sot mund të shohësh fizikisht si është ndërtuar dhe është e dukshme, e prekshme, e jetueshme, e nesërmja, edhe si e shkuara vazhdon të jetë e pranishme përmes një sërë shëmtirash, që duhen adresuar dhe zëvendësuar. Këto shëmti janë fizike dhe po ashtu edhe pjesë e jetës institucionale të vendit, në formën e korrupsionit apo të gjitha atyre gjërave të cilat ne i kemi adresuar dhe po vazhdojmë t’i adresojmë si askush tjetër. Dhe njëlloj siç do të jetë ky qytet i tëri një destinacion ku asgjë më nuk do të të lërë më shijen e keqe e të shkuarës, kështu do të jetë edhe vendi ynë në kohën kur ne do t’i kryejmë edhe këto pak hapa, kur ne do të jemi jo thjesht një vend në Europë, por një vend me të drejta të plota brenda Bashkimit Europian”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit