Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social u ka bërë thirrje shqiptarëve në Greqi që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Rama shprehet se po i rikujton afatin e regjistrimit për të votuar pasi skadon me 4 mars.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.