Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili akuzohet për trafikun e femrave të huaja për prostitucion.
Ai rekrutonte gra nga Brazili dhe Kolumbia duke përdorur faqe online dhe i dërgonte ato në Shqipëri, ku i shfrytëzonte nëpërmjet ambienteve me qira ditore. Gjatë një viti, ai ka përfituar rreth 200,000 euro nga kjo veprimtari.
Në operacionin e zhvilluar, janë arrestuar 16 gra të huaja dhe janë sekuestruar 7,000 euro dhe 6 celularë. Policia po vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit, ndërkohë që materialet i janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.