Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 35-vjeçare nga Ukraina, e cila ksihte marrë me qera një apartament në lagjen “Pavarësia” për ushtrim të prostitucionit.
35-vjeçarja me iniciale M.Sh., në bashkëpunim me rusen K.A., e cila është e shpallur në kërkim shfrytëzonin 2 vajza ukrainase për të ushtruar prostitucionin.
Gjithashtu dy vajzat ukrainase u proceduan në gjendje të lirë. Ndërsa policia po vijon punën për kërkimin e 35-vjeçares dhe vajzës tjetër ruse.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.