Një vjedhje e madhe në Nea Erithrea, Greqi, që ndodhi në shtator të vitit 2024, është zbardhur nga policia pas një aksidenti tragjik.
Vlera e vjedhjes ishte rreth 1 milion euro, shufra ari dhe paund, por shufrat e arit ende nuk janë gjetur. Hetimet zbuluan se autorët kishin marrë informacion nga një i afërm i viktimës, i cili kishte lidhje me një 35-vjeçar shqiptar, pjesë e bandës, i cili vdiq në një aksident trafiku pas vjedhjes.
Policia ka arrestuar 3 grekë dhe ka sekuestruar para, celularë dhe pajisje të përdorura gjatë vjedhjes.