-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Tek Shpiragu tersi ishte numri pesë!

Kryesoret

E trishtuar  rilexova lajmet nga  konferencat e qeverisë ne 2023, atëherë kur zemra  na u bë mal nga lajmet e pasurisë së zbuluar në Shpirag !

Fakti që Shpiragu kishte naftë ishte i njohur  prej pesë brezash në këto njëqind vitet e fundit, sic dihej që edhe nxjerrja e saj në sipërfaqe kushtonte shumë . Italianët në vitet ’30 të shekullit të kaluar e mandej rusët në vitet 50, kinezët në vitet ‘60, shqiptarët më tëhu në vitet 70-80 hoqen dorë .

Por kësaj here pikërisht e herën e pestë ishte ndryshe. Entuziazmi  ngjitës i gjithë  konferencave qeveritare, apo artikujt shpresëdhenës  të disa gazetarëve  ekonomik me pagesë pranë qeverisë,  më bindën se tani ishim më afër se kurrë ëndrrës për t’u pasuruar “Qielli është limiti “na tha Kryeministri “, dhe sipas  llogarive edhe hesapeve të qeverisë  në qiell sapo ishte hapur një vend për Shqipërinë!

1) 500 milionë të ardhura në vit!

2) 5, 000 puntorë do të ushqenin fëmijët

Nje pesë e ca zero , e thjeshtë  llogaria , fitonte Shell edhe Shqipëria !

Për më tepër kur dëgjova se qeveria si nikoqire e mirë do të themelonte fondin sovran qëllimi i të cilit ishte të siguronte menaxhim të përgjegjshëm dhe afatgjatë të të ardhurave te përvitshme nga nafta , në mënyrë që nga kjo pasuri të përfitonin si brezat aktualë ashtu edhe  brezat e ardhshëm,  mendova : ” e mira vonon por nuk harron “!

Por me thenë të drejtën një merak e kisha! Në sektorin e naftës gjithmonë  jane zbuluar  grupe armiqësore , ndaj i lutesha zotit që kësaj here të mos ndodhte .

Lutjet e benë punën e tyre!  Për grupe armiqesore nuk dëgjuam por sërisht naftë nga  Shpiragu nuk doli. Doli fjala e ca inxhiniereve të vjetër të kohës së Enverit . Shtriganë, pelq  të grindur, edhe pse të ditur,  guxuan  të na trembnin  gëzimin që injektonte cdo ditë  zv/kryeministrja me zërin e saj të kadifenjtë.

Dështuam edhe herën e pestë . Nga shpiragu nuk siguruam  as pesëmijë vende pune e as pesëqind milione euro të ardhura cdo vit. Peshku mbeti ne det e digani qeverisë ( Fondi Sovran ) u përvelua në zjarr .  Unë besoj fort se tersi  kësaj radhe ka qenë numri pesë.

E kuptoj që 1, 2, 3, 4  nuk ishin shumë numra optimistë por nuk e pranoj  ngurimin  e kësaj qeverie fitoresh  për të përdorur  gjashtën,  shtatën, apo tetën kur sajoi parashikimet !  9 mirë beri që nuk e përdori se do te dukej disi  e ekzagjiruar!

Ndaj një lutje të përulur kam për qeverinë-

tjetër here kur të sajoni parashikimet  shmangni me cdo kusht përsërirjen e numrit pesë. Përdorni numra të tjerë e zero shtoni sa të doni .

Se kush dëgjon mamanë time nëpër shtëpi duke u ankuar . Sic edhe bëri dje në darkë!  Megjithëse televizionet kombëtare si për të na fashitur dhimjen e dështimit na informonin  “se një trofe tjetër do të marrë  Shqipëria” duke mikpritur kongresin e drejtesisë në 2027 :

Vec ta degjonit mamanë time :

Ah moj bijë, nën qeverisjen e këtij,  si dje edhe sot në qiell vec nami , në varfëri po na del xhani !

Nga frika se mos voton Saliun kësaj rradhe , në moment doja ti thoja ,  ne në qiell nuk kemi vetem namin , kemi  edhe Ismailin charterin personal të   Kryeministrit .  Por  me këtë argument nuk e mbroja dot qeverinë .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit