-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbutet Berisha, heq dorë nga radikalizmi dhe i afrohet elektoratit gri

Kryesoret

Rreth një orë zgjati protesta e sotme e opozitës në bulevard përpara Kryeministrisë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha me Flamur Nokën dhe Agron Gjekmarkajn në krah dolën nga selia rreth orës 17:30 dhe u nisën drejt sheshit.

I mungonte aleati kryesor Ilir Meta që ndodhet në burg, por edhe kryetari i grupit Gazment Bardhi që ndodhet në një vizitë në SHBA. Protestën e hapën aleatët, i pari ishte Fatmir Mediu dhe më pas Agron Duka.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një mesazh zanor nga qelia e burgut “313”-të u kërkoi qytetarëve që të bëhen bashkë për të rrëzuar qeverinë, pasi autopsinë ia bëri Arben Ahmetaj. Më pas fjalën e mori Sali Berisha.

Nuk foli për mosbindje civile. As për qeveri teknike. U përqendrua më shumë dhe thuajse tërësisht tek alternativa që do të sjellë PD nëse i besohet qeveria. Ish-kryeministri duket se është tërhequr nga radikalizimi duke tentuar të afrojë edhe elektoratin gri të cilit i bëri thirrje për mbështetje.

Por edhe për një tjetër paraqitje në sytë e ndërkombëtareve, teksa pas mitingut u nis për në Romë pasi nesër do të ketë një takim me diasporën. Protesta u mbyll me vetëm një incident të vogël, hedhjen e një kapsolle drejt policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit