-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti: Ditë e mirë për drejtësinë, nuk është perfekte pasi u vonua

Kryesoret

Këshilltari demokrat në këshillin bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo tha se ka ende rezerva për drejtësinë pasi Veliaj nuk po hetohet për inceneratorët apo 5D.

“Sot është një ditë e mirë për drejtësinë. Nuk them se është perfekte. Sepse është e vonuar, dhe shkuam drejt izolimit të veprës madhore të gjithë këtyre personave, vetëm tek personi i Veliaj. Janë gjithë këto vepra të denoncuar prej një dekade. Vjedhja e qytetarëve të Tiranës vijon prej një dekade. Ka pasur mbi 2mld në menaxhim bashkia e Tiranës. Çfarë vepre të madhe ka bërë? Ku është? Nuk është impanti i ujërave të zeza, inceneratori.

Nuk u fol për incenerator se shkon topi për lart tek kryeministri. E çuan topin për poshtë tek abuzime tek niveli i nuses. Kemi një interes publik që kur paguajmë taksa, ti kemi në shërbime dhe jo në shërbime të një familje të caktuar. Investime, nuk i ka realizuar asnjë vit. Realizon me 100% fondet e inceneratorit. Një ditë e mirë, por jo perfekte. Në fund të ditës, po akuzohet për marrëdhënie me disa biznesmenë, fluturime me ta. Për të njëjtën gjë mund të akuzojmë kryeministrin, fluturime charter. Këtë model duhet ta heqim nga sytë.”, tha Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit