Sot, 11 shkurt, shënohet 105-vjetori i shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti i Shqipërisë. Në këtë ditë të rëndësishme, Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët, duke theksuar se Tirana është qyteti që përmbledh gjithë dijet dhe ndjesitë e shqiptarëve për ta bërë kryeqendër të kombit.
Ai shprehu urimin e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke i uruar qytetit dhe gjithë shqiptarëve: “Gëzuar 105!”
“Tirana 105 vite kryeqyteti i çdo shqiptari që vendosi të gjitha ndjesitë dhe dijet për ta bërë atë kryeqendrën e shqiptarisë, pa kohësi dhe gjithëpërfshirës. Gëzuar 105!” shkroi Begaj në Facebook, krahas një foto të vjetër të Tiranës.