Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një delaratë për mediat dënoi ashpër aktin e rëndë bandistik, hakmarrës ndaj Ilir Metës ku mbahet i izoluar në qelinë nr.5.
Blushi shprehet se pesë persona me uniforma shteti mësynë brenda një qeli 12 m2 për të shtruar dhunshëm një kontroll të paligjshëm. Ai nënvizon që kjo ka nddhur në momentin që kreu i organizaës mafioze po fliste për standartet europiane të drejtësisë. Blushi thotë që kontrollet në qelinë nr.5 bëhen tre herë në ditë kur hapet dera dhe 1 herë në ditë verfifikohen herkurat e qelisë që mos janë të sharruara.
Ai ka deklarur se Veliaj edhe nga qelia po vijon vjedhjet e tij dhe nëse do të kishte drejtësi SPAK do ta kishte marrë si të pandehur që në vitin 2018.
“Edhe nga qelia, Erjon Veliaj është duke vjedhur sot, sepse ky incenerator vazhdon të gllabërojë jo më 80 mijë euro në ditë, por me një faturë që ka shkuar deri në 90 mijë euro në ditë.
Sepse sic e faktoi edhe Arben Ahmetaj, pronari kryesor I inceneratorit fantazmë të Tiranës është Edi Rama.
Ai I cili detyroi Erjon Veliajn të hidhte këtë firmë, por me këshillën që të mos e merrnin vesh këshilltarët e LSI, sepse sigurisht që do ta kundërshtonin, dhe në një vit kur LSI në atë kohë coi në Parlament ligjin për të frenuar ato koncensione korruptive që gllabëruan shqiptarëve qindra e qindra milionë euro.
Nëse sot do të kishte drejtësi, SPAK do ta kishte marrë të pandehur që në vitin 2018 dhe sot do të ishte duke vuajtur dënimin vet Kreu I Organizatës për këtë firmë të paligjshme, janë dokumenta zyrtare, që nuk kanë nevojë për një hetim të thelluar, nuk janë krime intelektuale sic I cilëson ‘’ Afërmendshi ‘’, janë dokumenta zyrtare.
Eshtë firma e Edi Ramës, i cili në 7 Dhjetor 2018, I dha bonusin 8%kompanisë së inceneratorëve, kur ligjërisht kompania nuk ishte themeluar.
Në rast se do të kishim drejtësi, Ëngjëll Agaci do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, pikërisht se u njoftua nga ish – drejtoi I Prokurimit Publik, dokument tjetër zyrtar, që nuk ka nevojë për hetim të thelluar, që e cilësonte këtë aferë si të paligjshme dhe ai e ka miratuar pavarësisht se kishte këtë shkresë mbi tavolinën e tij.
Në rast se do të kishim drejtësi, Edi Rama, do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, mbështetur mbi këtë dokument zyrtar të drejtësisë Amerikane, ku ka 14 akuza penale për Edi Ramën si autori I korruptimit të ish – zyrtarit të lartë të FBI McGonigal, I cili është duke vuajtur dënimin në Amerikë, ndërsa Edi Rama lihet ende të japi leksione për drejtësinë nga selia e Kuvendit të Shqipërisë dhe të flasi për standarde europiane te drejtësisë, kur ndërkohë drejtësia Amerikane, dhe ky është varr I hapur I Edi Ramës deri ditën që do marri ndëshkimin e merituar edhe për këtë aferë.
Ndaj askush të mos cuditet, përvec Edi Ramës sigurisht, që u cudit sot si ka mundësi që edhe Klotilda Bushka apo ‘’ Pushka’’ e antiligjit në Kuvendin e Shqipërisë, qenka marrë në hetim Klotilda Bushka, pa u thirrur nga SPAK, kur ndërkohë e njëjta gjë ndodhi me rrëmbimin në mes të aeroportit të një profesori të nderuar si Jamarbër Malltezi.
Përse nuk reagoi Edi Rama?
Përse nuk reagoi Edi Rama kur Liderit historik të PD iu hoq liria pa ja iu hequr imuniteti nga Kuvendi?
Përse nuk reagoi Edi Rama për shkeljen e standardeve demokratike, ditën kur Presidenti I Partisë së Lirisë, ish- Presidenti I Republikës, ish – Kryeministër, ish Kryetar Kuvendit, u rrëmbye forcërisht nga persona të armatosur rëndë, të maskuar, nga horra të cilët u graduan Drejtorë Policie si ai Vilson Bala në Durrës, I cili sot duhet të ishte duke vuajtur dënimin, me urdhrin e një drejtori të përgjithshëm policie, telefoni I të cilit është I sekuestruar nga SPAK, por ai është Drejtor I Përgjithshëm I Policisë.
Pra si ka mundësi, që Presidenti I Partisë së Lirisë, pa asnjë fakt, pa asnjë provë penale, rrëmbehet në mes të ditës në shkelje të ligjit, pa ju dhënë as e drejta për të kontaktuar avokatin dhe kur ndërkohë të gjithë shqiptarët e panë se si Erjon Veliaj, I faktuar me mijra dokumenta dhe me dëshmi të ish ortakëve të tij, se është pronari faktik I inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, që është kreu I Organizatës Kriminale 5D që ka zhvatur taksat e qytetarëve të Tiranës, që është bashkë ortak me Krimin e Organizuar Ndërkombëtar, me Ndraghetën në kompaninë që ende sot mer fonde publike për të pastruar Tiranën, kur ndërkohë Tirana është e përmbytur nga plehrat dhe këtë nuk e thotë Opozita, e thotë Antimafia Italiane.
Në kompaninë e pastrimit të Tiranës ka futur duart Ndragheta.
Si ka mundësi që nuk ka asnjë akuzë për faktin që Erjon Veliaj është përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mbulimin e të gjitha përgjegjësive penale.
Si ka mundësi që Erjon Veliaj është autori I betonizimit të Tiranës nga kullat e drogës, autori I shndrrimit të Tiranës në lavatricen më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe të krimit vendas dhe Ndërkombëtar .
Si ka mundësi që Kryetari I Bashkisë të Tiranës është autori I shkatërrimit të cdo hapësire të gjelbër, I shndërrimit të Tiranës në një dhomë të madhe gazi ku cdo vit, sipas vet statistikave të Edi Ramës, humbin jetën jo qindra por mijra qytetarë të Tiranës, të mitur dhe të moshuar, pikërisht nga ndotja e ajrit, I faktuar edhe nga vet ish Kryetari I PS, profesori I nderuar Besnik Bara.
Pra ky delinkuent shoqërohet me shumë delikatesë, me pekule, madje agjentët e BKH-së shndërrohen në portierë hotelesh duke I hapur derën, duke I pastruar serdilien këtij delinkuenti dhe këtu Edi Rama reagon se janë shkelur standardet e demokracisë dhe të drejtësisë dhe ku ne anën tjetër ish- Presidenti I Republikës, ish – Kryeministër, ish Kryetar Kuvendit rrëmbehet pa fakte dhe pa prova penale, mbahet në izolim ekstrem, provokohet cdo ditë nga këta banditë të urdhëruar drejt për drejt nga Edi Rama, këto nuk qenkan shkelje të standardeve të demokracisë.
Po si ka mundësi që sot Kloditka Bushka është kryetare e komisionit te ligjeve, recidiviste në përsëritjen e veprave penale dhe pjesë e klientelës mafioze dhe klanit mafioz të Erion Velisë , në fshehjen e provave, në intimidimin e dëshmitarëve.
Klotilda Bushka është e lirë, Presidenti Meta është në izolim ekstrem.
Kjo i vë vulën se si është rrëmbyer nga mafia Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo është dëshmia me e qartë kur opozita e cilëson Kuvendin jo vetëm si noter të Qeverisë, por tanimë Kuvendi ka marrë edhe fytyrën e Klotildës, fytyrën e manipulatores, falsifikatores dhe fytyrën e anti-ligjit, e cila ka qënë edhe Relatore e komisionit për shkarkimin e Presidentit Meta, që Venecia e hodhi në kosh të plehrave.
Sepse pikërisht këta individë, me rekorde të larta kriminale dhe mafioze, përzgjidheshin nga Edi Rama në kuadër të luftës dhe terrorit politik ndaj kundërshtarëve.
Ndaj dua tju kujtoj të gjithë atyre që kanë iluzionin se SPAK- u ka arritur sukses me arrestimin shumë të vonuar të Erjon Veliajt, dua t’ju kujtoj se e kanë shumë gabim.
Sepse mjaftonte të mos na tregonte se sa fustane, bizhu, këpucë, canta, vathë ka blerë bashkëshortja e Erjon Veliajt, por të na thotë Altin Dumani, ky mercenar ordiner I Edi Ramës se përse nuk ka një akuzë për këtë firmë, për këtë dokument zyrtar, që ka futur në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite. Aferë e cila ende vijon, sepse edhe nga qelitë e burgut Erjon Veliaj I zgjat duart dhe I fut në xhepat e qytetarëve të Tiranës, pagesat ende vazhdojnë.
Ndaj edhe teatri I shëmtuar sot, që pamë para gjykatës, ku policia e Erjon Veliajt protestonte kundër policisë së Edi Ramës, që e la atë godinë të një sigurie të vecantë në duart e policisë bashkiake të Erjon Veliaj, kur ndërkohë të gjithë qytetarët e ndershëm dhe patriotë, të gjithë opozitarët e dinë se cafrë dhunë përdor ndaj tyrë Narkopolicia e Edi Ramës, ajo Narkopolici që sot nuk bëri asnjë veprim ndaj policisë bashkiake të Erjon Veliajt, por që arrestoi vetëm pak ditë më parë disa dhjetra qytetarë që festonin arrestimin e Erjon Veliajt.
Këto janë standardet europiane të drejtësisë, të arreston kur feston dhe të mbron kur shkel ligjin.
Ndaj edhe njëherë, në emër të Partisë së Lirisë dua të theksoj që asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi nuk do ndalë Partinë e Lirisë, Presidentin Ilir Meta në këtë betejë, në këtë mision historik, patriotik dhe kombëtar për të shkërrmoqur nga themelet këtë rregjim, që sot mbahet në këmbë vetëm nga një patericë po aq e inkriminuar sa ‘’ Rilindja’’ që quhet SPAK, që nuk po bën asgjë tjetër vecse po amniston krimet e përbindshme të ‘’ Rilindjes’’ vetëm për ti siguruar pandëshkueshmërinë Kreut të Organizatës, Kreut të Ramaformës, Kreut të vërtetë të SPAK- ut, që është Edi Rama.” tha Blushi.