-sidi education-spot_img
26.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinjtë në Kosovë mbështesin studentët shqiptarë në RMV, tubim para ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Kryesoret

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës zhvilluan sot një tubim para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, duke shprehur mbështetjen e tyre për studentët shqiptarë që po kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit marshuan me flamuj të UÇK-së, ndërsa në afërsi të ambasadës ishin të pranishëm edhe efektivë të Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj proteste, studentët synuan të përcjellin solidaritetin e tyre me kërkesat e bashkëmoshatarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në procesin e testimit të jurisprudencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit