-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama e kishte lëshuar Veliajn, priste arrestim që në dhjetor

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka lëshuar plotësisht Erion Veliaj. Berisha në një intervistë në emionin Opionion në Tv Klan tha se Rama e priste arrestimin e Veliajt që në dhjetor.

“Veliaj u bë problem botëror për çështjen e inceneratorit dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendoni se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij që në Dhjetor. Nuk e donte tani arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë.

Veliaj nuk pranohej nga klani “Rama” si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Ajolës, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq…”, tha Berisha.

Më pas ai tha se Dumani nuk kishte asnjë vlerë për prokurorët e çështjes pasi sipas tij ai u lavdërua.

“Ka në SPAK, në BKH, në gjykatë, njerëz të ndershëm që respektojnë ligjin. Ka në SPAK nga ana që lexojnë aty se duhej vrarë ky politikan, një lojë bajate e turpshme. Altin Dumani ka të drejtë se çfarë vendos prokurori i SPAK, as që e pyet fare Altin Dumanin.

Dumani ka dy mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn. A dëgjove se djall u bë Ols Dado dhe i lavdëruar u bë Altin Dumani”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit