-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI+FOTO/ 32-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Greqi

Kryesoret

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. 32-vjeçari Kosta Cerriku ka humbur jetën dhe ka mbetur i plagosur kunati i tij 26-vjeçar, shkruajnë mediat greke.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitalin e Messolongit por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, dhe u përplas me një mur. Kosta Cerriku punonte në një servis dhe ishte martuar në shtator të vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit