Putin ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë, duke theksuar se partneriteti strategjik mes dy shteteve po zhvillohet në mënyrë dinamike, pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare.
Ai beson se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë do të vazhdojë të forcohet në të mirë të të dyja palëve, duke realizuar projekte të përbashkëta.
Presidenti rus ka theksuar rëndësinë e lidhjeve historike dhe shpirtërore mes popujve rus dhe serb, duke shprehur besimin se kjo miqësi do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.