Ditën e sotme në pikën kufitare Sukobin (Muriqan) nga policia malazeze u arrestua 42-vjeçari shqiptar me iniciale G.T., për vuajtje të dënimit me burg në Greqi, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Urdhër-arresti ndërkombëtar për të ishte lëshuar nga NCB Interpol Athinë.
Me urdhër të Gjykatës së Apelit të Egjeut të Veriut, ndaj G. T është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vuajtjen e gjithsej 8 vjet burg për veprat penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të organizuar”, “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “grabitje të shumë personave në mënyrë të organizuar”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar që G. T të vendoset në paraburgim ekstradues.