-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Rama sot urdhëroi gjyqtaren e Apelit të lirojë zarin e tij Veliaj

Kryesoret

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi shprehet se Edi Rama i ka drejtuar gishtin e mesit reformës në drejtësi.

Këlliçi në postimin e tij në rrjetin social thekson se Rama sot ka urdhëruar gjyqtaren e apelit që të lirojë Veliajn në mënyrë që të ndiqet në gjendje të lirë. Ai nënvizon se me 11 maj qytetarët shqiptarë do ti japin atë që meriton Noc Rrokun.

“Edi Rama sot i nxorri sërish gishtin e mesit ‘reformës’ në drejtësi, duke kërcënuar dhe intimiduar publikisht Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e në veçanti Prokurorin Dado dhe Gjyqtarin Bano.

Në një qëndrim të paprecedentë, ai sot urdhëroi gjyqtaren e Apelit që ta lirojë zarin e tij Veliaj në mënyrë që ai të ndiqet në gjendje të lirë.

Ende nuk dihen arsyet e plota të shfazimit total të kreut të narkoshtetit, por një gjë është e sigurt: Nga sot ai nuk fshihet më!!!

Pasi dështoi të kapte një foto me Zv. Presidentin JD Vance në Mynih, pasi tashmë është demaskuar publikisht si kukulla e Sorosit, pasi vetë Alex Soros e trajtoi si leckë duke rikthyer online fotot të cilat Rama i ka fshirë nga çdo rrjet, ai tashmë i është rikthyer personazhit të tij të preferuar, Noc Rrokut!

Milionat dhe lobistët nuk i bëjnë më punë. As diplomatët e kapur e të blerë nuk e ndihmojnë dot më.

Edi Rama është tashmë më i qartë se kurrë. Më 11 Maj, qytetarët shqiptarë do ti japin atë çka ai ka 12 vite që e meriton; Noc Rrokun dora vetë!”, shkruan Këlliçi në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit