Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh në Hidroentralin e Sasajt në Himarë. Ky hidrocentral u dëmtua në mesin e muajit janar duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky hidrecentral nuk ka patur asnjë kontroll nga institucionet që kanë për detyrë monitorimin e tyre.
Për të shmangur përsëritjen e kësaj ngjarje, Këshilli i Lartë i Shtetit do të auditojë dhe hidrocentralet e tjera në të gjithë Shqipërinë.
KLSH fton qytetarët që të mund të kenë informacione mbi problematika të kësaj natyre, ti sinjalizojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.