Persona të armatosur të panjohur qëlluan për vdekje 7 pasagjerë në një autobus me destinacion Lahore në provincën Balochistan të Pakistanit jugperëndimor.
Një grup prej 40 burrash ndaloi shumë autobusë dhe automjete përgjatë një atostarde në distriktin Barkan të Balochistait, duke kontrolluar kartat kombëtare të identitetit përpara se të nxirrnin shtatë pasagjerë nga autobusi dhe t’i qëllonin, sipas deklaratës së zyrtarit të lartë të qeverisë Waqar Khurshid Alam.
Zyrtarët raportuan se zona ishte rrethuar, por sulmuesit kishin arritur të shpëtonin.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se personat e armatosur do të sillen para drejtësisë.
“Ata që dëmtojnë jetën dhe pronën e qytetarëve të pafajshëm do të duhet të paguajnë një çmim të rëndë”, përfundoi ai në një deklaratë.