Arrestohet në Tiranë një 39-vjeçar i akuzuar për vrasje nga autoritetet spanjolle. Ai është Elion Vathi 39 vjeç, banues në Kamëz.
39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.